Dy shtetas shqiptarë 30 dhe 36 vjeç janë arrestuar nga policia greke në Glifadha të Athinës pasi dyshohet se trafikonin kokainë nga Athina në Korfuz.

Gjatë kontrollit të automjetit të tyre me të cilin po udhëtonin drejt Korfuzit, u gjet dhe sekuestrua 500 gram kokainë.

Gjithashtu në dhomën e hotelit ku qëndronin dy shqiptarët, u gjet dhe u sekuestrua një dozë me 0.5 gram kokainë, 1900 euro dhe 3 celularë.