17-vjeçaja shqiptare në Greqi ka denoncuar per perdhunim disavjecar babain e saj.
Se pari adoleshentja i ka treguar nënës për abuzimin seksual e më pas të dyja kanë shkuar në polici.
Ngjarja ne fjale ka ndodhur ne një familje shqiptare, ku babai ishte i papunë dhe në shtëpinë e tyre punonte vetëm nëna.
Sapo kanë marrë denoncimin policia greke në Asos, Korint ka arrestuar 45-vjeçarin.
Kjo ngjarja bëhet edhe më e rëndë, sepse e mitura, ka rrëfyer se është përdhunuar nga babai që në moshën 12-vjeçare, pra për 5 vite me radhë.
Shqiptarja 17-vjeçarja do të dërgohet për një ekzaminim mjekësor në një spital në Athinë. Familja shqiptare ka edhe një djalë të vogël, i cili është marrë nga shërbimet sociale.