Autoritet greke kanë vënë në pranga një shtetas me origjinë nga Shqipëria.

Prangosja e shqiptarit erdhi pas denoncimit nga një 35-vjeçare greke që e akuzon për dhunë.

35-vjeçarja ka denoncuar në Polici se 3 ditë më parë është dhunuar nga një burrë me origjinë shqiptare.

Sipas grekes, shqiptari ka kryer aktin në një fushë të fshatit Zaharos. Në dëshminë e saj në polici, gruaja greke e ka përshkruar ngjarjen si të tmerrshme, ndërsa autori i dyshuar është arrestuar dhe pritet të dalë para Hetuesisë në Kullë.