I vodhën aparatin celular dhe portofolin një 23-vjeçari, bie në pranga njëri prej autorëve, tjetri shpallet në kërkim.

Kane qene shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet re cilat arrestuan në flagrancë V. L., 28 vjeç, nga Përmeti dhe shpallur në kërkim P. P., 28 vjeç po nga Përmeti i dënuar më parë për vjedhje.

Te dy keta te fundit në bashkëpunim me njeri-tjetrin i kanë vjedhur 23 vjeçarit L. L., një aparat celular dhe portofolin. Policia po vijon punen për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë Përmet, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu