Cilët “tipa” e kanë mik gjyqtarin plepist e pasanik?/ Në këtë krim pasuror, ka hedhur firma zyrtare dhe bashkëshorti i gjyqtares Klodiana Gjyzari, si Shef Juridik i Bashkisë Himarë; hetuar e gjykuar për falsifikime dosjesh të shumta pronësore e leje ndërtimi, por nxjerrë “qelibar” nga kolegu i bashkëshortes, gjyqtari i Vlorës, Skënder Haluci, prej 6 muajsh i shkarkuar nga “Veting-u”, ku iu përmend dhe ky skandal.

Ndër 210 denoncimet e bëra në KPK dhe në ONM-SHBA, si mbikqyrëse e apeluese e procesit të “Veting”; dhe në 135 “provat e zeza” që ka skeduar DSIK, SHISH e KPK, për gjyqtarin plepist Gramoz Riza Levanaj; është dhe një “shërbim” kriminal bashkëpunimi, në favor të një falsifikatori e grabitësi pasurie në bregdetin Dhërmi.
Përballë fakteve, nuk ka nevojë për koment, por vetëm pasqyrim të tyre, ashtu siç janë në dosjen hetimore të “punëve” të pista, që ka bërë gjyqtari Gramoz Levanaj:

FAKTI/ Shtetasi Helidon Gjikoka në Dhërmi, është strumbullari i mega-skandalit, të një pasurie prone private, hotel e truall në pronësi ligjore të shtetasit I. Koka; të cilën Helidon Gjikoka e mori me qira në përdorim e kontratë noteriale, por më pas e legalizoi dhe e bëri pronë private. Me skenar të paramenduar nëpërmjet marrjes me qira; në fshehtësi të plotë e me dosje dokumentesh zyrtare të falsifikuara; shtesasi Helidon Gjikoka bëri pazare me drejtuesit e Bashkisë Himarë, Komisionin e Pronave dhe ALUIZNI-Vlorë.

Lojën e falsifikimit të dosjes e lejoi ish-drejtori i ALUIZNI-it Vlorë, A Rr.; i cili i kaloi në proces legalizmi biznesmenit falsifikator Helidon Gjikoka, sipërfaqen truall e objekt hotel në Dhërmi, dhënë me qira përdorimi nga poseduesi I. Koka. Pas denoncimit të certifikatës së legalizimit me letra false, loja e falsifikimit dhe grabitjes së pasurië në favor të biznesmenit Helidon Gjikoka; u mbrojtë nga prokurorë e gjyqtarë të Vlorës, ku “dirigjuese” ishte gjyqtarja, Klodiana Begator Gjyzari.

Ndikimi absolut i saj, kishte lidhje me dy fakte konkrete, që janë brenda dosjes penale të kësaj grabitjeje me akte pronësie e shkresa zyrtare false:

1. Biznesmeni Helidon Gjikoka është i afërm i Eugen Stavri Gjyzari, bashkëshort i gjyqtares Klodiana Gjyzari e për ta, ka 11 video-përgjime krimesh pasurore, mes tyre dhe pazari për truall- hotelin grabitur në Dhërmi.
2. Në këtë krim pasuror, ka hedhur firma zyrtare dhe bashkëshorti i gjyqtares, si Shef Juridik i Bashkisë Himarë; dhe hetuar e gjykuar për falsifikime dosjesh të shumta pronësore e leje ndërtimi; por nxjerr “qelibar” nga kolegu i bashkëshortes, gjyqtari i Vlorës, Skënder Haluci, prej 6 muajsh i shkarkuar nga “Veting-u”, ku iu përmend dhe ky fakt në raport.

Dosja hetimore u bë “tepsi pazari” dhe për prokurorët e gjyqtarët në Tiranë, për shkak se në favor të regjistrimit të kësaj pasurie, në favor të grabitësit falsifikator Helidon Gjikoka, ishin përfshirë dhe zyrtarë të lartë të Kadastrës e IKMT-Tiranë. Hetimet e bëra, kanë provuar krimin e përfitimit të pronës me falsifikime shkresore në favor të biznesmenit Gjikoka, në krejt “zinxhirin” bashkëpunues nga zyrtarët ALUIZNI-Kadastra-Prokuroria-Gjykata Vlorë-Tiranë. Shtetasi I. Koka, i mashtruar me kontratë qiraje, të cilit iu grabit pasuria; me mbështetje nga institucionet e larta, dërgoi gjithë dosjen në Prokurorinë e Tiranës, ku filloi procesi i hetimit të thelluar, për hetimet dhe gjykimet që ishin bërë në Vlorë.

Këtu futet në lojë, “mjeshtri” i pazareve, gjyqtari plepist i Apelit-Tiranë, Gramoz Levanaj

Prokuroria e Tiranës, dha masë arresti për bzinesmenin Gjikoka, si dhe udhëroi vendosjen në përgjim, të familjarëve të tij, të gjyqtarëve, prokurorëve dhe shefave të pronave në Vlorë, që kishin trajtuar këtë krim pasuror, mes tyre dhe bashkëshortin e gjyqtares Klodiana Gjyzari. Gjyqtari i Tiranës, Altin Abdiu e rrëzoi këtë kërkesë të prokurorisë për përgjim e arrest ndaj Helidon Gjikokës, por kjo e çoi çështjen ne Gjykatën e Apelit Tiranë; ku në Dhomë Këshillimi ishte dhe “mjeshtri” Gramoz Levanaj.

Ky njoftoi konfidencialisht biznesmenin Gjikoka, të kishte kujdes, se në Dhomë Këshillimi, ishte vendosur të merrej masë arresti me burg për të; dhe sëbashku me gjyqtarë, prokurorë e drejtues të ALUIZNI-Hipotekës Vlorë, do të viheshin në përgjim për falsifikimet e kësaj pasurie në Dhërmi. Këtë dekonspirim, gjyqtari Gramoz Riza Levanaj, nuk e bëri si spiunllëk, sepse atë “zanat” e ka lënë qysh në moshën 32 vjeçare në Fier, kur sigurimi i shtetit u shkri si strukturë spiunësh, por për shkak të “punëve” që dhëndri i tij vlonjat, Arqile Arshiaj, ka bërë e bënë me biznesmenin H.Gj, dhe bashkëshortin e gjyqtares Klodiana Gjyzari.
Këto, fakte, janë të skeduar në dosjen e DSIK dhe në raportin e KPK të “Veting”, ashtu si shumë lidhje të tjera personale, familjare e ekonomiko-financiare me Luan Bregasin dhe firmën “Aral”.

Në vijim, lista me pasuritë e deklaruara e të padeklaruara të gjyqtarit Gramoz Levanaj dhe lidhjet e tij me punë e persona, që i “filtron” ONM-SHBA. /Burimi: Pamfleti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu