Shtëpia e Carlo Ancelotti, trajnerit të Everton është grabitur.

Sipas informacioneve të medieve angleze, dy hajdutë hynë në shtëpinë e tij në Blundellsands në rajonin e Merseyside, duke vjedhur një kasafortë.

I vetmi person që ndodhej në shtëpi në momentin e grabitjes, ishte vajza e teknikut italian, Katia, e cila menjëherë sapo pa grabitësit lajmëroi policinë.

Në deklaratën e bërë nga policia e Merseyside, u shpreh se askush nuk u lëndua në incidentin e ndodhur rreth orës 18.30 të mbrëmjes së djeshme.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu