Kryetari i dale pas votimeve ilegale te 30 qershorit Flamur Golemi, vazhdon te kopjoje hap pas hapi Lali Plehun.

Pasi provoi eksperiencen e tij si kuzhinier duke i’u sherbyer te moshuarve ne diten e tyre, sot Golemi ka provuar te celebroje ne ballon, nje cift te rinjsh. Keta te fundit kane ndare momentin me te bukur te jetes se tyre, me kryetarin e emeruar te bashkise dhe me sherbetorin e Vangjel Tavos dhe Zamira Ramit qe ben edhe rolin fotografit te Golemit.

Në aktivitetin e zhvilluar për riaktivizimin e aeroportit të Gjirokastrës, kryebashkiaku i emeruar, nga udhetimi me ballone, perfitoi te ndaje me vendasit nje foto e shkrepur nga fotografxhiu i cili ka zbehur mjaft bukurine qe rrezatojne cifti i te rinjve me surratin e tij.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh ku kryetari i bashkisë kopjon Lali Plehun dhe rrjedhimisht lind pyetja. Mos vallë kjo është ideologji e Rilindjes apo një akt i pavetdijshëm i kryer zinxhir nga kryetarët e PS-së?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu