Golemi paralizohet serish nga moti i keq i cili ka shkaktuar bllokimin e arteries kryesore te komunikimit rrugor me pjesen tjeter te Gjirokastres.
Ne 24 oret e fundit, prurjet e masiveve inerte nga lartesite kane shkaktuar bllokim te rruges qe lidh fshatin Golem me Kolonjen dhe Picarin. Rruga eshte bllokuar per shkak edhe te rreshkitjeve te masiveve te shkrifeta nga mali ku eshte shtrire dhe kjo rruge.
Sipas Fatri Brahimit nga Zyra e Emergjencave Civile ne Bashkine e Gjirokastres, situata mbahet nen monitorim te plote.
Mjetet e renda te Bashkise diten e sotme ndodhen ne terren per normalizimin e situatave emergjente ne zona te tjera te Bashkise dhe parashikohet qe diten e neserme te nderhyhet tek aksi ne fjale. Zoti Brahimi konstaton nderkohe se situata e rezervuareve dhe digave ne te gjithe territorin e Bashkise Gjirokaster, eshte nen monitorim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu