Është mbyllur në barazim 1-1 sfida mes Luftëtarit dhe Bylisit. Një përballje tepër e tensionuar, teksa nuk munguan golat, kartonat si dhe protestat e ashpra.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, pavarësisht rasteve të shumta të shënimit. Në minutën e 3-të, sulmuesi i Bylisit, Guindo, u largua nga fusha me barrelë, teksa u dërgua me ambulancë drejt spitalit të Gjirokastër, pas një përplasje me Lalën.

Në pjesën e dytë, Luftëtari gjeti rrugën e rrjetës me anë pjesën e dytë, Luftëtari gjeti rrugën e rrjetës ne minuten e 62 me anë të Açkës, i cili realizoi me kokë pas një harkimi nga këndi nga i talentuari Fili.

Bylisi arriti të reagonte teksa në minutën e 76-të, realizoi nga pika e bardhë e penalltisë me anë të portierit Hidi. Nuk munguan protestat me te drejte nga stafi dhe lojtarët vendas.

Në fundin e ndeshjes ndodh edhe cudia ”alla-shqiptare”, ku gjyqtari i katert nuk deshiron te kryeje zevendesimin e gjirokastriteve, me faktin se nuk punon tabela elektronike, gje qe solli edhe nervozizem ne stolin e Luftetarit.

Gjithsesi të dyja skuadrat dolën të zhgënjyera nga sfida, teksa pika nuk kënaqi asnjë. Pas javes se 8 gjirokastritet gjenden ne vendin e 9 me 6 pike dhe javen e ardhshme do te ndeshen diten e merkure me ekipin e Kukesit ne fushen e ketyre te fundit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu