Gjyqtari i Gjykates se Apelit ne Gjirokaster Enton Dhimitri, eshte caktuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor i Shqiperise, si gjyqtari qe do te merret me ceshtjet e medias.

Lajmi eshte bere publik sot nga drejtues te organit te larte gjyqesor ne vend per kete risi qe ka lindur ne gjykatat e apelit ne te gjithe vendin.

Gjyqtarët për Mediat do të ushtrojnë detyrat në funksion të rritjes së transparencës në veprimtarinë gjyqësore, si një element i rëndësishëm për shtetin e së drejtës dhe një garanci më tepër për një gjykim të drejtë. Drejtësia jo vetëm duhet të bëhet, por edhe të shihet dhe për këtë, transparenca, në mënyrë të veçantë karshi medias, është thelbësore. Nëpërmjet transparencës dhe informimit të publikut, gjyqësori do të mund të evidentojë vlerat e gjyqtarëve, të lehtësojë ndërveprimin me publikun e të forcojë besimin e publikut në të, si mbrojtës i interesit publik dhe i të drejtave e lirive themelore të individit-thuhet në njoftimin e KLGJ.
Gjyqtari i Gjykates se Apelit te Gjirokastres Enton Dhimitri ne nentor te 2018 kaloi Vetingun duke qene i vetmi gjyqtar ne Gjirokaster deri tani i paster nga drejtesia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu