“Lëndë e parë”, në dispozicion të KLGJ, ILD e SPAK; lidhur me aktin kriminal të gjyqtarit të Apelit Tiranë; i cili 1 javë më parë ka përdorur detyrën si drejtues procesi gjyqësor, duke njoftuar paraprakisht për arrestin e pashmangshëm, biznesmenin Helidon Gjikoka, tashmë me dosje penale e në gjykim për falsifikim dokumentesh kadastre, noterie, mbështetur në këtë krim nga shefat e ALUZNI e Hipotekës në Vlorë e Tiranë, me të cilët ka realizuar grabitjen.

Në redaksinë “Pamfleti”, kanë ardhur të tjera fakte dhe nga zyrat drejtësisë, për skandalin e gjyqtarit të Apelit Tiranë, Gramoz Riza Levanaj, lidhur me dosjen penale të biznesmenit nga Dhërmiu, Helidon Gjikoka, më 19 tetor 2020, duhej çuar në qeli për mashtrim e grabitje prone, por është zhdukur me njoftim praprak të gjyqtarit Gramoz Levanaj. Ditën e shtunë, publikuam skemën se si biznesmeni Helidon Gjikoka, i vodhi pronën shtetasit Ilir Koka, duke bërë letra false, sëbashku me drejtorin e ALUIZNI-t të Vlorës, A.Rr dhe Eugen Gjyzarin, shef juridik në Bashkinë-Himarë dhe mik i biznesmenit Gjikoka. Fuqia grabitjes së pronës që iu bë shtetasit Ilir Koka, është certifikuar nga “koka” e pazareve të Kadastrës, Artan Lame, sekserizuar e imponuar nga gruaja e tij, Mirela Lame (Dhono), kliente me grup shoqesh e shokësh tek resort “Ambel-Dhërmi” e biznesmen-trafikantit Helidon Gjikoka, ndërtuar në truallin dhe objektet e grabitura.

Janë dokumentet noteriale, që provojnë grabitjen e pronës me falsifikim dokumentesh shtetërore e private, legalizuar nga ALUIZNI-Vlorë dhe çertifikuar e hipotektuar nga Artan Lame, kundrejt “ndereve” që i ka bërë Helidon Gjikoka i Dhërmiut. Kujtojmë se Eugen Stavri Gjyzari, ish-shef jurdik i Bashkisë Himarë, gjykuar penalisht, për 154 vendime pronësore, është bashkë-autor në falsifikim-grabitjen e pasurive të Ilir Kokës, duke krijuar favore për mikun e tij, biznesmenin Helidon Gjikoka pronar i resortit “Ambel-Dhërmi”, ku “bilbil” Gjyzari është pushues i çdo stine vere.

Edhe shefit të SHISH Helidon Bendo, për shkak të hetimit që po i bëhet biznesmenit Helidon Gjikoka, për çëshjten e grabitjes së kësaj prone; i kanë shkuar video-përgjime, nga festa e datëlindjes së biznesnmenit Helidon Gjikoka, bërë më 25 gusht në resortin “Ambel-Dhërmi”. Në këtë aheng me avuj pijesh luksi, konkubina, tym hashashi e afsh kokaine, kanë qenë shefa të kadastrës, trafikantë, politikanë e zyrtarë të pushtetit lokal të Vlorës e Tiranës; të cilët kanë ndihmuar në grabitjen e pronës së Ilir Kokës, mbi të cilën është ndërtuar “resorti i zi”.

Pikërisht për këtë krim, biznesmeni i paprekur nga prokuroria dhe gjykata e Vlorës, u vendos të hetohej e gjykohej në masë “arrest me burg” në Tiranë. Por pasi u shpëtua nga gjyqtari Altin Fehmi Abdiu, prokuroria e çoi dosjen në gjykatën e Apelit-Tiranë, ku ra në dorën e përbindëshit të korrupsionit dhe mikut të mafies, gjyqtarit plepist Gramoz Levanaj.

Në datën 13.10.2020, Zv/kryetari i Gjykatës së Apelit, Ridvan Hado ka shpallur datën 19.10.2020, ora 10:00, seancën penale “Masë sigurimi” për biznesmenin Helidon Gjikoka, me kryesues seance, Gramoz Levanaj.
Por disa ditë para caktimit të datës së seancës për arrest me burg, gjyqtari Gramoz Levanaj e ka njoftuar paraprakisht biznesmenin Helidon Gjikoka e për rrjedhojë, ai është “zhdukur”, por duke lënë gjurmë në telefonat e familjes Levanaj (dhëndrit nga Vlora) e në përgjimet ambientale të resortit.
Është detyrim ligjor i KLGJ e ILD, që në emër të drejtësisë së re, ky krim i bërë nga gjyqtari Gramoz Levanaj, të kalojë në hetim; së pari disiplinor e së dyti, t’i çohet për hetim SPAK, mbasi nuk është “vonesë në punë”, por favorizim personi që duhej prangosur, për t’i shpëtuar drejtësisë.

Në vijim, do publikojmë, fakte konkrete:

– Si është falsifikuar akti noterial, si janë pranuar dokumentet false nga ALUIZNI Vlorë e Tiranë; dhe cioli është roli i Artan Lames, në çertifikimn e kësaj pasurie të grabitur.

– Çfarë përgjigje shkresore, ka dhënë noterja e kontratës së qirasë, lidhur mes pronarit Ilir Koka dhe falsifikator-grabitësit Helidon Gjikoka.

– Çfarë dhurate ka marrë gjyqtari Gramoz Levanaj, për dekonspirimin paraprak të masës së sigurimit “burg”, për biznesmenin Heldion Gjikoka. (Burimi: Pamfleti)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu