Gjyqtari Altin Femi Abdiu është kallzuar në SPAK për veprimtarinë kriminale të korrupsionit parashikuar nga neni 319/ç të kodit penal vepër penale kjo e kryer në bashkpunim me Helidon Gjikoka dhe avokatin e tij.

Dihet tashmë botërisht se Helidon Jorgo Gjikoka në fashtin Drimadhas të Bashkisë Himarë në zonën e quajtur “Perivollo” ka përvetësuar me anën e dokumentave të falsifikuara dhe në mënyrë korruptive, me elementë kriminal të ASHK Vlorë, një kompleks turistik i cili është i dhënë me qera nga ana ime po këtij shtetasi.

Këtë kompleks ja ka vjedhur shtetasit Ilir Koka ku vërteohet se është pronar i kompleksit të banesave  të ndodhura në Perivollo, Gjilekë-Dhërmi Himarë.

Pronësia vërtetohet nëpërmjet Lejes së Ndërtimit Nr. 69, datë 16.12.2010, të K.RR.T. Bashkia Himarë e cila ka miratuar në favor të shtetasit Ilir Koka, të drejtën për të ndërtuar një kompleks banesash 1-2 kate sipas planimetrisë së sheshit të ndërtimit dhe projekt zbatimit përkatës. Ndërtimet janë miratuar mbi parcelën e truallit të trashëguar nga babai i tij me sipërfaqe 1430 m2, në pronësi të shtetasit Ilir Koka, sipas Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi nr. 9769, datë 07.02.1994.

Nëpërmjet Kontratës së Qirasë nr. 1143 rep. nr. 829 kol. datë 27.09.2018 rezulton se përfaqësuesi Ariton Kasaj ka nënshkruar në emër të Ilir Koka me cilësinë e palës qiradhënëse duke dhënë me qira të gjithë pasurinë e përshkruar më sipër në favor të Helidon Gjikoka.

Për veprimtarinë e mësipërme është bërë kallzim në Prokurorinë e Tiranës kundër Helidon Gjikoka, përfaqsuesve të ASHK Tiranë IKMT Tiranë. Nga ana e kësaj prokurorie janë zhvilluar hetime dhe për Helidon Gjikoken është kërkuar caktimi i masës arrest në burg pasi janë konstatuar elemente të veprave penale të kallzuara.

Por çuditërisht gjyqtari Altin Femi Abdiu me detyrë funksionale gjyqtar pranë Gjykatës së Tiranë, ka vendosur rrëzimin e kësaj kërkese e cila eshte rrëzuar në kundërshtim me ligjin dhe ka sjellë per pasojë arratisjen e Helidon Gjikokes në drejtim të Mbreterise se Bashkuar. Më pas Prokuroria e Tiranës, ka ankimuar vendimin kriminal të gjyqtarit Altin Femi Abdiu në Gjykatën e Apelit e cila në shpalli datën 19.10.2020, ora 10:00 për gjykimin e masës të dhënë në mënyrë kriminale nga z.Abdiu.

Si përfundim po në datën 19.10.2020, ora 10:00, Gjykata e Apelit Tiranë vendosi prishjen e vendimit të dhënë në mënyrë korruptive nga gjyqtari Altin Femi Abdiu dhe kthimin e vendimit për rigjykim me arsyetimin se nga gjyqtari Abdiu ishte interperetuar gabim ligji dhe se në këtë çështje kishte elemente te dukshëm të veprës penale.

Duke u ndodhur përpara faktit se në vendimin e datës 19.10.2020 gjyqtari Altin Femi Abdiu ishte detyruar nga Gjykata e Apelit për vendim marrjen e tij ai në datën 23.10.2020 ka vendosur pranimin e kërkesës dhe caktimin e masës arrest në burg për Helidon Gjikoken.

Edhe pse gjyqtari Altin Fehmi Abdiu ka vendosur caktimin e masës arrest në burg për Helidon Gjikoka, ajo masë nuk kishte më kuptim pasi Gjikoka ishte i sigurt në shtetin britanik i favorizuar nga gjyqtari Altin Fehmi  Abdiu.

Nuk mjaftoi me kaq krimi i kryer nga gjyqtari Altin Fehmi Abdiu, në rastin konkret dyshohet se shtetasi Helidon Gjikoka është njoftuar nga gjyqtari Altin Fehmi Abdiu se ndaj tij ishte duke u caktuar një masë sigurimi arrest në burg, pasi menjëherë pas bërjes së kërkesës në gjykatë nga ana e Prokurorisë Tiranë, Helidon Gjikoka është larguar në drejtim të Mbreterise se Bashkuar. Një tjetër fakt është se vendimi i datës 23.10.2020 ku është marrë vendim për pranimin e kërkesës dhe ka vendosur caktimin e masës arrest në burg për Helidon Gjikoka, mendohet se i dhënë nga gjyqtari Altin Fehmi Abdiu dhe ankimuar nga Helidon Gjikoka nga shteti britanik ku ky i fundit ishte në arrati.

Vendimi i datës 23.10.2020 ku është caktuar masa e arrestit burg, është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë me arsyetimin se Helidon Gjikoka, nuk mund të kërkoje zëvëndësim mase nga arratia dhe se nga çështja mund të ketë nxjerrje të sekretit hetimor dhe në mënyrë korruptive Helidon Gjikoka mund të ketë rënë në dijeni të fakteve të mësipërme.

Ajo që është më e çuditshme është se nëpërmjet një të afërmi të Helidon Gjikoka i cili jeton në Britanine e Madhe dërgohet një mesazh ku njoftohet se Helidon Gjikoka do të revokonte masën e caktuar ndaj tij po nëpërmjet avokatit të tij përmes gjyqtarit Altin Fehmi Abdiu, pasi ishte paguar një vlerë e konsiderueshme lekësh për të revokuar këtë mase dhe po nga burime konfidenciale pranë Helidon Gjikoka behet e ditur se ai eshte shprehur “sa të kem gjyqtarin Altin Abdiu ska çmë bën askush”.

Menjëherë shtetasi Ilir Koka është interesuar për këtë fakt pranë sekretarisë së Gjykatës së Faktit Tiranë dhe rezulton se në të vërtete gjykohet çështja për të cilën ishte dërguar mesazhi. Për faktin se kjo pronë është marrë në mënyrë korruptive dhe po tentohet që të paguhet për të vazhduar vjedhjen çdo gjyqtar dhe çdo prokuror, ka sjellë pasoja me jetë, për faktin kriminal të më sipërm ka ndërruar jetë dhe shtetasi Marko Koka, i cili nga persona të tillë të korruptuar si gjyqtari Altin Abdiu më kanë çuar, në eksterm me jetën e shtetasit i cili se gëzoi asnjëherë pronën e trashëguar nga babai, pasi nëpërmjet prokurorëve të korruptuar asnjëherë nuk është gjetur e drejta e caktuar me ligj.

Nga informacionet që janë marrë nëpërmjet të afërmëve të Helidon Gjikoka, rezulton se të gjitha veprimet e mësipërme korruptive janë kryer nga ana e gjyqtarit Altin Abdiu nëpërmjet avokatit të Helidon Gjikoka.

Duke u ndodhur përpara rrethanave të mësipërme gjyqtari Altin Abdiu ka kryer veprën penale i parashikuar nga Neni 319/ç i kodit penal korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë dhe shpërdorim detyre parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Për këto arsye është kallzuar në SPAK nga Ilir Koka.

Burimi: In-front.org

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu