Gazetari Ylli Rakipi reagoi në ditën kur nis një proces gjyqësor ndaj tij, pas padisë së kryeministrit Edi Rama.
Rakipi tha se vendi është në një regjim të plotë.
“Jemi në diktaturë të plotë. Ky popull kamarrë valixhet dhe kjo është për të ardhur keq. Diktatura është për tu patur frikë gjithmonë,” tha Rakipi.
Ky gjyq nuk është për shpifje, është për fyerje. Se si e kam fyer, do e shohim. Beteja në drejtësi varet nga vetingu në gjykata. Ai ka në dorë të gjitha indstrumentet,” tha Rakipi.
“Unë kam ngritur një kundërpadi dhe unë do vijoj deri në institucionet ndërkombëtare,” shtoi ai.
Sa i përket fyerjeve, Rakipi tha: “Po fjala kazan është fyerje për gazetarët? Kadri nuk është fyerje? Ai fyen gazetarët shumë më shumë se sa thonë gazetarët ndaj tij”.