Gjykata e Shkalles se Pare ne Gjirokaster ka denuar para pak minutash me burgim te perjetshem Apostol Kosten 76 vjecar nga Gjirokastra i cili ne tetor te 2017 ekzekutoi me automatik Aleko dhe Aferdita Kosten ne banesen e ketyre te fundit.

Trupi gjykues i perbere nga Mirela Iliopulli, Enkelejda Doda dhe me kryesues Arben Dostin, pasi ka degjuar pretencen e dhene nga ana e prokurorit Emror Kasaj i cili kerkonte burgim te perjetshem per Kosten, ka mbeshtetur teresisht te gjitha aktet e vena ne dispozicion te gkykates dhe perfundimisht e ka denuar me burgim te perjetshem Apostol Kosten.

Procesi gjyqesor fillimisht e kishte marre per shqyrtim Krimet e Renda ne kryeqytet dhe me pas ja percolli per gjykim Gjykates se Shkalles se Pare ne Gjirokaster.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu