Ka kaluar për gjykim dosja në ngarkim të ish-drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit Publik Shqiptar, Thoma Gëllçi dhe të tre anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të ofertave.

Mësohet se ata kanë kërkuar që të gjykohen me gjykim të shkurtuar.

Mësohet se Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën e SPAK për gjykim të shkurtuar për ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçin.

Ish-drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Thoma Gëllçi, dhe 3 vartësit e tij, u arrestuan më 8 tetor 2021 me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme.

Ata akuzohen për abuzim me tenderin për RTSH Agro’ Bëhet fjalë për tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), afro 1 mln dollarë me TVSH.