Limoz Dizdari, kompozitor dhe ndër themeluesit e Partisë Socialiste deklaroi se kjo parti po shkatërrohet, ndërsa theksoi se shqiptarët duhet të kenë shumë arsye për të dalë në Bulevard në 2 mars.

PJESË NGA INTERVISTA
Pse e mbështesni thirrjen e Metës?

Më vjen mirë që ka interes, do të thotë se ka shqetësim. Përderisa ka shqetësim, duhet të ketë të vërteta. Unë shkoj në manifest për ato shqetësime që rrëfen presidenti. E theksoj këtë. Kjo që bëj unë është krejt normale. Unë ju garantoj se ka me mijëra të tjerë që e mendojnë këto por se thonë. Ne duhet të besojmë tek vota dhe fjala e vërtetë dhe tek qëndrimi ynë konsekuent. Kjo më bën që të them se nëse ka një shqetësim presidenti lidhur me deformimin që i bëhet strukturuarve, formacioneve të institucionit, ky është një konstatim institucional dhe duhet ta dëgjojmë. Duhet të mbajmë qëndrimet tona me vonë, ndaj qëndrimeve që kemi ndaj presidentit. Nëse është zgjedhur një president që për mendimin tim nuk është me i miri, ai kemi.

Po bëhet një grusht shteti nga qeveria dhe presidenti e denoncon që këtë? E besoni këtë shqetësim që ngre presidenti?
Në konceptin tim them a ka pëllëmba kundër popullit? Po bën kaq vite që nuk ka gjykata. Thonë që ka filluar punë, por unë nuk besoj akoma. Është ende i vonuar. Populli në darkë shkon në shtëpi dhe vret mendjen se çfarë do hajë sot dhe nesër. Gratë janë të dhunuara, problemet e tërmetit janë maksimale, problemet institucionale janë të mëdha. Gjithçka është përbaltur, për këtë kush mban përgjegjësi? Kjo është kauza e presidenti. Nëse do të jetë presidenti i shqiptarëve, të vrasë mendjen për popullin. Si mund të prishet brenda muajit gjykata? Mua më është dhunuar prona intelektuale. Më thoni një ministër që nuk është i përbaltur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu