Gjirokastritet konsiderohet si me dembelet ne te gjithe vendin. Si meshkujt ashtu dhe femrat ne Qarkun e Gjirokastres, jane identifikuar si me dembelet. Kjo eshte bere e ditur nga nje raport i dale se fundit nga INSTAT ku rezulton se me shkallën më të ulët të mosangazhimit në punë e ka Qarku i Gjirokastres me 14 dhe 33%.

Kjo shifer alarmante, lidhet edhe me faktin se Qarku i Gjirokastres ka një popullsi të plakur, për shkak të emigracionit të lartë drejt Greqise.

Në rang kombëtar, shkalla e inaktivitetit në vend ishte 41.2% në fund të tremujorit të dytë. Më i lartë ky tregues është për ata që kanë arsim 8/9 vjeçar, me 50%, më pas me arsim të mesëm (37%), ndërsa është shumë më i ulët për ata që kanë mbaruar arsimin e lartë, ku vetëm 24% e tyre kanë zgjedhur të mos punojnë (shih grafikun: Shkalla e inaktivitetit sipas arsimit).

Sipas gjinisë, shkalla e aktivitetit te meshkujt është 34.2% për burrat dhe 48.1% për gratë, në fund të tremujorit të dytë 2020. Inaktiviteti te gratë është më i lartë në krahasim me burrat, pasi ato zgjedhin të mos punojnë në mënyrë që të kujdesen për familjen dhe fëmijët.

Burimi: Monitor.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu