Gjirokastra ka dalë nga blackout-i total ku ishte zhytur prej 7 orësh.

Ka qenë një defekt i konstatuar në siguresat 20kv të cilat shkaktuan stakimin e korrentit tek fidërat e Nënstacionit të ri të Gjirokastrës të cilat furnizojnë qytetin. Specialistë të ardhur nga kryeqyteti dhe grupet e punës nga OSHEE Rajoni Gjirokastër, kanë punuar përgjatë gjithë mesditës së sotme deri sa arritën të rikthejnë energjinë e munguar për abonentët e Gjirokastrës në oret e mbasdites.

Për shkak të informatizimit të sistemit në Nënstacionin e ri elektrik të Gjirokastrës të instaluar nga investitori gjerman, është dashur kohë deri në zbulimin e defektit në rrjetin qëndror në kabinën kapilare të furnizimit me rrymë elektrike. Kjo ka shkaktuar vonesën e takimit të energjisë për qytetarët që kanë qenë të shqetësuar për korrentin e munguar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu