Arrestohet nje 56 vjecar dhe procedohet nje shtetas tjeter ne Gjirokaster, pas aksidentit te ndodhur ne aksin rrugor Gjirokaster-Kordhoce.

Njoftimi i policise:

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin G. G., 56 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në aksin rrugor Gjirokastër-Kordhocë, në afërsi të vendit të quajtur “NSHN” është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin F. M.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. M., pasi drejtonte motoçikletën, pa leje drejtimi.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.