“6 milion euro janë dhënë nga Bashkimi Evropian për Policinë e Shtetit veçanërisht për policinë kufitare”, kështu është shprehur Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca  gjatë një  mbledhje me Kreun e Policisë Ardi Veliun, policinë kufitare në Gjirokastër dhe FRONTEX.

Sipas Sorecës nga ata që i janë raportuar ka mbetur i kënaqur me shifrat e sukseshsme dhe me bashkëpunimin e kryer mes FRONTEX dhe policië kufitare shqiptare.

“Nga këto që dëgjuat ne jemi të kënaqur por puna duhet vazhduar dhe për këtë me 1 shkurt BE do të japë 6 milionë euro për policinë e Shtetit por në veçanti në policinë e kufirit. Kjo për të përmirësuar veprimet.  Si ambasador jam vërtetë i kënaqur, për veprimet e bëra. Më lejoni të falenderoj policinë. ” tha Soreca.

Ndërkohë Ambasadori i BE ndër të tjera është shprehur se prioritet janë tre shtylla në bashkëpunimin mes forcave kufitare shqiptare dhe FRONTEX, kontrolli i parregullt i emigracionit, goditja e krimit të organizuar si dhe pika e tretë forcimi i bashkëpunimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

“Më është thënë sot se bashkëpunimi me policinë e Shqipëri është i shkëlqyer. Objektivat e operacionit të përbashkët janë tre. Kontrollit i parregullt i emigracionit.  Objektivi i dytë është goditja e krimit të organizuar ndërkombëtar. Dhe e treta është përforcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve të Shqipërisë dhe BE. Tre këto objektiva kemi pasur lajme shumë të mira.

Objektivi i parë në saj të bashkëpunimit në 2019 në kufi me Greqinë është dyfishuar numri i emigrantëve të kapur, janë kapur mbi 10 mijë në vitin 2019. Objektivi i dytë, Ardi Veliu më informoi se gjatë 2019 është 4 fishuar numri i personave për kontrabandimin e qenieve njerëzore. Sa i përket tretit, rritja e bashkëpunimit me BE është shumë i rëndësishëm. Në këtë moment është kyç për Shqipërinë.” tha Soreca.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu