Eshte arrestuar nga forcat e policise se Gjirokastres nje 22 vjecar, pasi eshte kapur ne flagrance duke shperndare droge.

Njoftimi i policise:

Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, vihet në pranga 22-vjeçari.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë policore, specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 22 vjeç banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, nga kontrolli fizik të ushtruar ndaj tij, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 7 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sattiva.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu