Një person ka qëlluar me armë zjarri drejt një 35-vjeçari, mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Gjirokastër-Lunxhëri.

Njoftimi i Policise:

Mbrëmjen e datës 27.10.2020, në aksin rrugor Gjirokastër-Lunxhëri, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi Bilbil Lluka, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit K. B., 35 vjeç, banues në Gjirokastër.

Shtetasi Bilbil Lluka në momentin kur ka ndodhur ngjarja ka qenë i shoqëruar nga shtetasi Dejvi Shehu dhe janë larguar menjëherë me automjetin e tyre.

Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka të lënduar.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasve Bilbil Lluka, 35 vjeç, banues në fshatin Shtëpëz, Gjirokastër dhe Dejvi Shehi, 24 vjeç, banues në Gjirokastër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një gëzhojë.

Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu