Uniformat blu te Gjirokastres kane prangosur një 48-vjeçar me banim ne Fier, pasi akuzohet per dhenie ndihme per kalim te paligjshem te kufirit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin K. S., 48 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, pasi dyshohet se ky shtetas do të transportonte me automjet, 5 emigrantë nga vendet MENA, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Këta 5 shtetas u gjetën në afërsi të vendit ku 48-vjeçari u ndalua nga shërbimet e Policisë.