Nje 19 vjeçar eshte arrestuar nga uniformat blu te Gjirokastres, pasi ishte shpallur ne kerkim per veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Njoftimi i policise:

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve ndaluan shtetasin E. B., 19 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin e datës 01.06.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”. Materialet në ngarkim të shtetasit E. B. i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.