Nje 52-vjeçar eshte proceduar nga Policia e Gjirokastres, pasi u kap duke peshkuar ne Liqenin e Mingulit.

Njoftiki i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”, në ngarkim të shtetasit A. K., 52 vjeç, banues në fshatin Këllëz, Gjirokastër, pasi është konstatuar duke peshkuar në liqenin e fshatit Mingul, ku nuk lejohet peshkimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.