Eshte proceduar nje 26-vjeçar nga lagjja “Zinxhira” e Gjirokastres, pasi nuk i eshte bindur policise.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, në ngarkim të shtetasit T. B., 26 vjeç, banues në lagjen “Zinxhira”, Gjirokastër, pasi në lagjen “18 Shtatori”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar automjetin, të cilin e drejtonte pa dokumentacionin përkatës.