Situata pas rreshjeve te mbremjes se djeshme, duke vijuar deri ne oret e para te mengjesit te sotem ne Bashkine e Gjirokastres pjeserisht eshte e qete dhe pa probleme.

Sipas burimeve nga kjo bashki, ne rrugen Kolonje-Golem ka pasur prurje nga perrenjte malore dhe per pasoje rruga ka veshteresi ne kalueshmeri ne disa vende.

Shkolla e fshatit Golem eshte demtuar nga mbulesa e izolimit me katerma pas mbremjes se djeshme duke mbetur vetem me soletone.

Ne njesite e e tjera administrative nuk ka pasur probleme.

Bashkia e Gjirokastres ka derguar ne vendngjarje punonjes per hapjen e rruges se Golemit dhe per regullimin e demtimit te shkolles.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu