Nje 42 vjeçar nga fshati Lazarat i Gjirokastres eshte prangosur nga uniformat blu, pasi u kap ne flagrance me lidhje te paligjshme te energjise elektrike ne biznesin e tij.

Njoftimi i policise:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin N. K., 42 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, punonjësit e OSSHE Gjirokastër kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në biznesin e tij, në lagjen Kordhocë, Gjirokastër.

Materialet në ngarkim të shtetasit N. K. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.