Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës, pasi kundrejt fitimit i ka premtuar shtetasve të huaj ndihmë për kalimin e kufirit.

Njoftimi i Policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Muzgu”.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Transportonte pesë emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 47-vjeçari.

Sekuestrohen një automjet, dy aparate celulare dhe një sasi parash.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër, në vijim të operacionit “Muzgu”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë të shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë goditur një tjetër rast, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. S., 47 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur në flagrancë në aksin nacional Sarandë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Qafa e Muzinës”, duke transportuar me një automjet “Mercedes-Benz”, pesë emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt shumës 300 euro për person.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, dy aparat celulare, 1.500 euro dhe 135.000 lekë të rinj.

Materialet në ngarkim të shtetasit A. S. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu