Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për shtetasin D. P., 44 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në aksin rrugor Kakavijë- Gjirokastër, në automjetin “taxi”, ku udhëtonte si pasagjer, gjatë kontrollit iu gjetën një sasi medikamentesh mjekësore, të pa deklaruara në doganë, të cilat ju sekuestruen në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të shtetasit D. P. i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licensuara”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu