Diten e djeshme disa portale njoftuan me ”ironi”, se Keshilli Bashkiak i Gjirokastres ka miratuar nje rregullore, ku sipas tyre qenka ”gallate e madhe”.

Per te gjithe te ”mencurit” qe mendojne  ne menyre qesharake per ato cka jane shume serioze per qytetaret, duhet te kuptojne, se Gjirokastra shquhet per ”kurnaceri”, por jo per idiotesi.

Fjala vjen, rregullorja ne fjale qe Jugulajm.net e ka siguruar me foto eshte thjesht nje rregullator per jetesen e njerezve, per mosshqetesimin e tyre nga kafshet shtepiake.

Kushdo qe e ka vizituar te pakten nje here qytetin e Gjirokastres, ka pare qe shtepite jane te ngjitura me njera tjetren dhe si pasoje edhe teshtima e komshiut ndjehet dhe jo me ulerrimat-lehese te qenve.

Askush nuk ka kusur, qe diten ose naten te shqetesohet nga ”ngacmimet akustike” te kujtdo kafshe ose njeriu.

E thene shkurt dhe troc, Keshilli Bashkiak e ka me qente rrugace, ose me sakte me njerezit qe te mbajne pergjegjesi per veprimet e gjallesave te tyre, qe nga vaksinimi dhe deri tek lehjet, gerthitjet ose ulerrimat shqetesuese.

Kjo rregullore, nuk u shpik nga gjirokastritet, por kushdo qe ka kaluar Kakavijen ose Rinasin e di shume mire, qe shqetesimi i kafsheve shtepiake eshte i denueshem me ligj ne cdo qytet, krahine ose katund europian.

Nese dikush nuk di sakte shkrim dhe kendim, ose nuk kupton ato c’ka lexon, te pakten t’ia kurseje inteligjences se gjirokastriteve idiotesite e tyre kronike.

Gjirokastra eshte shquar per rregull, pasterti dhe kulture, qe ne kohen kur Shqiperia nuk ishte shtet i pavaruar dhe kur shume njerez silleshin si kafshe te varur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu