Drejtonte motorrin në gjendje të dehur dhe kundërshtoi punonjësin e policisë, por vihet në pranga 45 vjeçari.

Nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u arrestua në flagrancë shtetasi R. Dh. 45 vjeç, banues në Gjirokastër.

Shtetasi i mësipërm është konstatuar në lagjen “Dunavat” duke drejtuar motorrin në gjendje të dehur, si dhe gjatë shoqërimit për në ambientet e komisariatit ka kundërshtuar punonjësin e policisë së rendit publik.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu