Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kotrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt fitimit.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “ROAD GUARD 28”.

Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin me të cilin transportonte emigrantë të paligjshëm, kapet dhe vihet në pranga 56-vjeçari Muhamet Kraho.

Sekuestrohen 1 automjet dhe 2 aparate celulare. Specialistët e Seksionit për Hetimin e

Njoftimi i policise:

Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër dhe Komisariatin e Policisë Tepelenë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë finalizuar me sukses operacionin policor “ROAD GUARD 28”.

Në aksin nacional, në qytetin e Tepelenës, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Peugeot” me drejtues shtetasin Muhamet Kraho, i cili nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi.

Pas disa minuta ndjekjeje, në vendin e quajtur “Ura e Luftinjës”, Memaliaj, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Muhamet Kraho, 56 vjeç, banues në Berat, me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit.

Gjatë kontrollit në brendësi të automjetit që ai drejtonte, shërbimet e Policisë kanë gjetur 10 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, të cilët ky shtetas po i transportonte kundrejt fitimit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 2 aparate celulare.