Ushtari qe u perlesh me zjarrin dhe u transportua menjëherë në gjendje kritike në spitalin rajonal të Gjirokastrës quhet Edlir Goxhaj.

Efektivi i ushtrisë u vizitua gjatë mbrëmjes në spital nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Sipas statusit të publikuar nga ministri Peleshi, gjendja e Edlir Goxhaj është e qëndrueshme, ndërsa vazhdon të jetë nën monitorimin e mjekëve të Spitalit të Gjirokastrës.

‘Mirënjohje për punën heroike të cdo efektivi të Forcave të Armatosura që nuk po kursen asgje përballë egërsisë së flakëve.

Shërim të shpejtë Edlir!-shkruan Peleshi.

Image

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu