Nje 55 vjeçar nga fshati Picar ka rene ne prangat e policise pasi tentoi të godase me thikë bashkefshatarin e tij.

Ngjarja ka ndodhur sot dhe kane qene specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër që arrestuan 55 vjecarin F.TH. me probleme te shendetit mendor, pasi ka goditur me sende të forta bashkefshatarin e tij Ç. H., 74 vjeç.

Nga sulmi ne fjale, personit te lenduar i jane shkaktuar dëmtime në trup, si dhe ka tentuar ta godasi me thikë, por fale ndërhyrjes të së birit autori është larguar.

Menjëherë pas njoftimit kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, ku kanë neutralizuar 55 vjeçarin F. Th.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika.

Materialet në ngarkim të F. Th. i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu