Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një shtetase për shkak se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së saj. Në flagrancë është arrestuar shtetasja R. M. 35 vjeç, banuese në Gjirokastër.

Mësohet se rreth orës 12:00 të ditës së djeshme, ajo ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj fëmijës së saj të mitur 7 vjeç, shtetases A. K. në ambientet e shkollës 9-vjeçare ”Naim Frashëri” te qytetit Gjirokastër, në prani të stafit pedagogjik të kësaj shkolle.
Nuk dihen ende arsyet që e kanë shtyrë këtë nënë të ushtrojë dhunë publikisht ndaj vajzës së saj të mitur.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu