Një 27-vjeçar i kërkuar prej 6 vitesh për armëbajtje pa leje është arrestuar.

Specialistët për  Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër në bazë të  Urdhrit të Prokurorisë  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë bënë ndalimin e  shtetasit E.S, 27 vjeç,  banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Ngjarja ka ndodhur në qershor të vitit 2014, gjatë operacionit në fshatin Lazarat.

Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan  Prokurorisë  Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu