Arrestohen në flagrancë dy shtetas për veprën penale “Drejtim i automjetit pa leje drejtimi”.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin D. H., 43 vjeç nga Gjirokastra pasi në aksin rrugor Kakavie- Gjirokastër tek kryqëzimi i NSHN, u kap në flagrancë duke drejtuar motomjetin tip “Infinity” pa targa dhe i pa pajisur me leje drejtimi.

Krahas kesaj u arrestua në flagrancë edhe M. D., 25 vjeç, nga Gjirokastra, sepse në Uren e lumit u kap duke drejtuar pa leje drejtimi një motoçikletë pa targa dhe dokumentacionin përkatës.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu