Arrestohen në flagrancë 2 shtetas për veprën penale ”drejtim i automjetit në gjendje të dehur” apo ”pa dëshmi”. Policia Rrugore e Qarkut Gjirokastër ka shtuar masat për konstatimin dhe procedimin e personave që drejtojnë automjetet në mënyrë të parregullt, si dhe shkeljet të cilat janë burim aksidenti, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.
Kane qene specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor te cilet arrestuan në flagrancë F. L., 32 vjeç, nga Mallakastra, pasi në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj u kap duke drejtuar automjetin Mercedez-Benz pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.
Vec ketij rasti u arrestua edhe E. B., 32 vjeç, nga Përmeti, pasi në aksin Përmet-Këlcyrë u kap duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme