Anetari i Keshillit Kombetar te Partise Demokratike Endrin Gjipali, ne nje shkrim ne fb ka akuzuar institucionet shteterore per pastrim parash.

Gjipali, qe ne profesion eshte inxhinier, ne menyre faktike jep perllogaritjet perfituese per te gjithe bumin e ndertimeve ne Tirane, qe cuditerisht nuk kane te mbaruar.

Per me shume ndqini te plote shkrimin e Gjipalit:

Bum ndërtimesh në Tiranë.
A po ndihmon shteti në pastrimin e lekëve të pista dhe akoma më saktë a po mbahet shteti me ato lekë të pista?

Kujtoj që Banka e Shqipërisë zyrtarisht thotë që Ndertimi financohet nga burime alternative (pasi nuk figurojne kredimarrës në këto nivele që po ndërtohet).

Një pallat (psh me 10000m2) në zonen 7/1 në Tiranë sipas tabelës së references ka cmim shitje 780€.

Të ardhurat e ndërtuesit ( duke hequr taksat, kosto dhe % e pronarit të tokës) për m2 janë 114€.
Nëse heqim dhe detyrimin e 3% banesa sociale kemi 900mijë € fitim i shtrirë në kohë e duke menduar çdo njësi të shitur.

Por sa merr SHTETI për këtë ndërtim?!!

Sipas llogarive shteti merr 2.9 milion euro ose thënë ndryshe rreth 37% e gjithë vlerës së pallatit.

E thënë akoma më ndryshe që në vend të 780€/m2 ti do e blije atë apartament me 490€/m2 pa taksat e tarifat e shtetit.

Ja pra që shteti jo vetëm lejon pastrimin e lekëve por dhe gllabëron qytetarin e ndershëm që blen një apartament.

Fotografia e Endrin Gjipali

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu