Nga Tritan Shehu ish minister i jashtem

Gjergj Kastrioti Skenderbeu nuk ka qene thjesht nje prinjes ushtarak, as nje princ qe luftonte vetem per lirine e vendit te tij duke perbuzur edhe vasalitetin, as vetem nje burre shteti, diplomat e organizator.
Ne fakt ai ka qene shume me teper, ai ishte edhe nje vizionar i madh me fytyre nga Perendimi, qe me te gjithe forcen mendore, morale, fizike, edhe me shpaten e tij te forte, luftoi qe ne te jetojme te lire aty se bashku, ne familjen ku kemi rrenjet tona, ne Europe.
Eshte lufta e pare e madhe, qe nen Gjergjin e Flamurin Kuq e Zi, realizoi kombi shqiptar jo vetem per liri, por dhe per origjinen, vlerat, perkatesine e tij si europiane e perendimore.
Ashtu si me pas nder shekuj shtypje, dhune, presioni per te humbur identitetin tone, shqiptaret arriten te ruajne si simbolin me te cmuar ate Flamur, ashtu dhe betejat e Gjergjit, perpjekjet e tij ciklopike perballe nje invazori mizor, u bene e jane akoma nje mesazh i qarte i identitetit, dinjitetit tone, qe si nje fill i ndritshem vazhdon te na tregoje rrugen e se ardhmes, bazuar ne vizionin e Tij, pa humbur aspak aktualitetin dhe ne vitet qe po jetojme.Fotografia e Tritan Shehu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu