Analisti Agron Gjekmarkaj, i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka komentuar debatet në Këshillin Politik dhe vendosmërinë e mazhorancës për t’i implementuar ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Gjekmarkaj thotë se si me ndryshime kushtetuese, si pa to, opozita nukduhet të humbë kohë dhe të përqendrohet te zgjedhjet e 25 prillit.

Ai shprehet i bindur se Shqipërisë i duhet rotacion dhe se qeverinë duhet ta marrë Basha me opozitën aktuale. Më tej ai thotë se mazhoranca s’ka ofertë, ndërsa opozita gjithashtu nuk ka pse të tërhiqet pas nga hyrja në zgjedhjet e 25 prillit të 2021.

”Opozita ka pasur garanci ndërkombëtare që koalicionet nuk prishen. I shoh pak të mekur ndaj kësaj garancie që i kanë dhënë opozitës. Ramës nuk i intereson shumë nëse janë listat e hapura 100%, ose të mbyllura, ose 30% të mbyllura që ruan kokat e listave dhe lidershipin.

Atij i intereson të futë sa më shumë në konfuzion opozitën. Rama ka shpresë që të jetë parti e parë pas 25 prillit. Opozita po paguan çmimin e mungesës në parlament. Do të ndjekë deri në fund nga Këshilli Politik, por në fund do mbetet e pakënaqur.

Opozita s’ka arsye të humbasë shumë kohë, por të përqëndrohet në zgjedhjet e 25 prillit. S’ka asnjë kusht për t’u tërhequr pas.

Për mendimin tim duhet të vijë Basha me opozitën. Basha është një njeri si unë, si ju, i shkolluar në Perëndim, i rrethuar nga njerëz seriozë, jo qesharakë, por që i duhet t’i jepet shansi. Pas 6-7 muajsh do të fillojnë përplasjet, por që i duhet dhënë shansi fillimisht,”– tha Gjekmarkaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu