Gazetarja Alba Kepi, që solli dosjen e përgjimeve të Antimafias italiane, ku dalin përpjekjet e bosëve të Ndraghetës për të bërë biznes e për të pastruar para në Shqipëri, u shpreh mbrëmë në intervistë me Adi Krastën, se hetimet vijojnë.

Gazetarja nga Roma, pohoi që në hyrje se mafia ja kishte arritur qëllimit, pasi prej dje në darkë, siç është vënë re, në pjesën më të madhe të medias në Tiranë nuk po flitej më për këtë çështje.

Heshtja, tha ajo, kjo është mafia.

Kepi pohoi se është shqetësuese që Kryeministri merret me emra majtas-djathtas dhe anatemon, dhe nuk merret me fenomenin.

Ajo solli me vendosmëri tezën se hetimet vijojnë deri në vitin 2020.

Sa për dyqanin e rrobave, që ishte argument kryesor i Ramës dje, Kepi deklaroi se ajo njësi është vetëm një urë për të depërtuar më tej. Tipike, sipas saj, siç Mafia bën edhe në Itali e vende të tjera ku ushtron aktivitetin.

Alba Kepi tha se do të vijojë punën e saj, do ta mbulojë këtë çështje deri në fund dhe do të vijojë raportimet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu