Gazetari Telnis Skuqi, ka ”perveshur menget” duke shpallur kandidaturën e tij për primaret e PD-së në Gjirkoastër, ku synon të fitojë zgjedhjet në mënyrë që të kandidojë për postin e kryebashkiakut në zgjedhjet vendore të vitit 2023.

Skuqi shprehet ne nje postimin ne fb se: “Kumbaros do t’i mësoj se çfarë është ndryshimi”

Ja postimi i plote i Skuqit:

Mirela Kumbaro, përfaqësuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Gjirokastrës, është në drejtën e saj të thotë: “Të gjithë jemi të zëvendësueshëm, vetëm Edi Rama është i pazëvendësueshëm”, -deklaratë e shprehur në ligjeratë të drejtë të premten e javës që sapo lamë pas, gjatë një «Takim zjarr me @etjen.xhafaj dhe me grupet e komunikimit digjital te Partise Socialiste te Qarkut te Gjirokastres – qe u mbyll me nje buqete te fuqishme “selfies”» [citat nga Mirela Kumbaro].
Prandaj unë kam vendosur të shpall kandidaturën time për postin e kryebashkiakut të Gjirokastrës, madje të nis qysh sot betejën për të fituar primaren tek Shtëpia e Lirisë.
Për një gjë jam i sigurt: Kumbaros do t’i mësoj se çfarë është ndryshimi, ndërsa PD së Gjirokastrës do t’i mësoj se çfarë është fjala i pazëvendësueshëm.

Kujtojmë që Telnis Skuqi jeton në Norvegji prej vitesh ku ka fituar të drejtën e azilit politik pas kërcënimeve që kishte marrë pas investigimeve në Gjirokastër për parcelat e hashashit.