Taulant Kopliku, gazetar në emisionin investigativ italian, në një lidhje direkte në emisionin Open tregon atë se çfarë pa në kampin sirian Al-Hol, ku edhe u publikua historia e Alvin Berishës, vogëlushi i cili ka mbetur i bllokuar në kamp. Ai tha se se vendi atje ishte një ferr i vërtetë.

“Ai fëmijë duhet marrë. I tha i ati ke për të ngrënë ,ai thotë s’kam lekë. Aty duhet të paguash. Imagjinoni ai i jepte zemër të atit”, tha Kopliku.

“Lidhjet me kampin janë të pamundura për të qenë periodike, Autoritetet e kampit nuk përgjigjen. Sa i përket lajmeve në media, mbeta i befasuar për alarmin që u bë sepse nuk është në të mirë të sjelljes së djalit në shtëpi.

Në zonën rreth kampit ka pasur luftime. Në brendësi të kampit ka pas tentativa për të carë rrjetën edhe përplasje mes grupeve brenda kampit. Alvini është ndër të vetmit fëmijë që është i pashoqëruara të paktën disa fëmijë kanë nënë, Babai i Alvinit nuk u lejua të rrinte, paraqiste rrezik, mund të përfundonte shumë keq”, tha ai më tej.

Kampi Al Hol ishte një ferr, në mes të shkretëtirës siriane. Ngjitur me kampin e tyre ështe edhe një kamp i tjetër me 35 mije vetë. Pra në zonë janë gati 70 mijë vetë”, tha ai.

Ndërkohë, jo pak, por plot 140 shqiptarë ndodhen në kampet siriane të larguar kohë më parë, por që kthimi i tyre në Shqipëri thuajse është i pamundur. Rasti i bërë publik në mediat italiane për Alvin Berishën ishte vetëm një që riktheu debatin sesi mund të kthehen fëmijët në vendlindje.

Gazetari i Le Iene, Taulant Kopliku tha se emisioni Le Iene ka telefonuar dy herë kryeministrin Edi Rama dhe ai nuk i është përgjigjur.

Kopliku tha se telefonatat iu bënë kryeministrit Rama kur ndodheshin në Siri në afërsi të kampit Al Hol. Përveç dy telefonatave, Rama ka edhe një mesazh zanor të dërguar nga gazetari Italian- tha Taulant Kopliku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu