Peter Tiede, gazetari i ‘Bild’ që publikoi skandalin e vjedhjes së votave në Dibër, ka replikuar me përfaqësuesin e OSBE për Lirinë e Medias, Harlem Desir.
Në një mesazh në rrjetet sociale shkruan se Edi Rama është një armik i medias së lirë.
‘Vërtetë besoni te Edi Rama?
Nga përvoja ime unë nuk besoj asgjë. Asi është një armik i medias së lirë. Ai po përpiqet të bëjë ndaj meje atë që ka bërë ndaj kolegëve të mi në Shqipëri; më akuzon se jam blerë nga opozita. Ai është një kloun’,- shkruan Peter Tiede në Twitter.
Harlem Desir është zytari i vetëm i OSBE që tha se ligji i propozuar nga Rama është konsultuar me ndërkombëtarët.
BE, KiE dhe sot ambasada e SHBA kanë kritikuar paketën antishpifje të miratuar nga Parlamenti.