Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në Pogradec kryetarët e bashkive për të bërë bilancet e qeverisjes vendore.

Ai ka kritikuar drejtuesit vendor dhe u ka thënë që duhet të jenë në dispozicion të qytetarëve dhe të mos tolerojnë drejtuesit që po lënë nam.

Kryetari i bashksië duhet të jetë në dijeni të të gjitha realiteteve që ndodhin në qytetet.

“Cfarë kuptimi ka t’u shkosh qytetarëve kur fillon fushata, kur je krytar bashkie aty dhe nuk garanton që çdo ditë t’u hapin derën dhe t’u ulen në gjunjë njerëzve.

A-ja është respekti dhe mirësjellja ndaj qytetarëve. Ti si kryetar duhet të jesh i alarmuar nëse një drejtor lë kokrrën e namit. Duhet të çohesh e të thuash o unë, o ky këtu.

Ti duhet të jesh mbrojtësi numër një i qytetarëve. Kjo është të jesh kryetar bashkie, t’i dalësh përballë e t’i thuash “ti nuk vazhdon dot më këtu”. U shpreh Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu