Nga Tritan Shehu

Reforma zgjedhore, jo “gjethe fiku” per Ramen, garanci per zgjedhje te lira.
PD parti e forte, e gjere, e organizuar.
Intervistoi Valentina Madani
Gazeta Shqiptare.
1-Pyetje:Z.Shehu pse kemi një krizë kaq të tejzgjatur, ndryshe nga kriza të tjera të tjera politike dhe pse nuk po merr fund…?Kriza e sotme është një krizë multidimensional, duke marre formen e nje Grushti Shteti. Ajo e ka bazën në faktorë thelbesore te deformimit te demokracise e zhvillimit, ku pa dyshim kryesori është tjetërsimi, deformimi i procesit elektoral dhe i votës. Ne veht vehte ajo lidhet e vjen nga shume elemente si kriminaliteti, droga, korupsioni, mungesa e parimeve etj, duke i stimualuar ata nga ana tjeter. Kjo te con ne deformime te medha te te gjithe sektoreve e aspekteve te jetes se vendit, nga ekonomia, tregu i lire, drejtesia, jeta sociale e deri ne politikat e jashteme, ne preferencat per aleatet e partneret, duke u larguar nga ata me vlera te verteteta demokratike. Po te lexojme me vemendje dokumentin e Bundestagut gjerman i gjejme aty te gjitha keto shqetesime e kembana alarmi per vendin tone, pikerisht per te ndalur e dale me tej nga kjo krize e thelle qe po kalon vendi. Gjithë problemi është se nëse nuk ndërpritet ky spiral, nëse nuk goditet ky spiral, nëse nuk shktërrohet ky spiral, per te filluar daljen me ndertimin e institucionit te votes se lire, kjo krizë do vijojë të thellohet, të ecë përpara, derisa të krijojë pa dyshim një katastrofë kombëtare në Shqipëri.

2-Pyetje:…Që do të thotë?

Shehu:Që do të thotë ose një devijim të plotë të Shqipërisë nga rruga evropiane, demokratike drejt despotizmave lindore per kohe te gjata; ose një shpërthim revolte popullore, i cili mund të marre trajta e dimensione nga me te ndryshmet, pikerisht per te nxjerre jashte institucioneve shkaktaret.

3-Pyetje: Çfarë e zgjidh konkretisht krizën?

Shehu:Kriza në fund të fundit në thelbin e saj fillon te zgjidhet nga një element i vetëm, nga rivendosja e votës së lirë dhe e një procesi të ndershëm votimi i cili duhet te realizohet me zgjedhje politike të reja dhe zgjedhje administrative te verteta, sepse zgjedhje të tilla nuk u realizuan. Kjo sigurisht kërkon disa premisa, që lidhen me kushtet e standardet për të realizuar një gjë të tillë. Pikerisht këtu çështja nuk është e thjeshtë, ajo është shumë më e komplikuar se sa një element ligjor vetëm, apo vetëm me reformen zgjedhore. Çështja është me atë që të minimizohet afektimi i procesit zgjedhor te ri nga ata që janë të interesuar të deformojnë votën e shqiptarëve dhe në radhë të parë këtu bëhet fjalë për lidhjet me krimin, lidhjet me trafiqet dhe me ato elementë jashtë Shqipërisë, që synojne të mbajnë vendin në këtë gjendje të vështirë, jashte familjes sone europiane e larg perendimit.

4-Pyetje: Z., Basha është shprehur kohët e fundit se e vetmja zgjidhje e krizës është reforma zgjedhore dhe garantimi i votës së lirë. Kjo reformë mund të bëhet edhe me Edi Ramën, kryeministër?

Shehu:Së pari, do të them që z. Basha nuk ka thënë se zgjidhja e krizës është vetëm reforma zgjedhore ka thene eshte garantimi i vote se lire. Dhe ketu ka nje diference te madhe midis te dy ketyre koncepteve. Ai per te arritur te vota e lire, me realizem ka paraqitur nje platform te tere, komplekse, me shume elemente e etapa ne ate, te qarte, qe sinkronizon me cfare votoi dhe Bundestagu gjerman per vendin tone.

5-Pyetje:Pra ju si mendoni ne lidhje me reformen zgjedhore, sistemet etj?

Pyetje:Reforma zgjedhore është vetem nje element ne nje pakete te tere per kalimin e kesaj krize, sic e quan dhe Bundestagu. Po të shohësh edhe kushtet e vendosura nga ai, apo cfare ne kemi miratuar ne PD qe ne shkurt, reforma zgjedhore trajtohet si nje element e per te arritur tek ajo duhen plotesuar nje sere kushtesh qe te funksionoje e mos te sherbeje per Ramen si nje “gjethe fiku”. Pra ajo eshte një element qe duhet të realizohet por nuk është gjithçka. Vete fakti si po shkojnë ngjarjet, pengesat dhe teatralizmi që po luhet nga mazhoranca me te ashtuquajturin Kuvend me 122 vetë dhe 42 pupacë per reformën zgjedhore, tregon pikërisht këtë gjë, që për të shkuar në reformën zgjedhore duhet të vihen bazat e një pakete të përgjithshme për zgjidhjen e krizës, pjesë e së cilës pa dyshim është edhe ajo. Vecanerisht kjo në kuptimin e forcimit të elementeve ligjore të saj, që lidhen me mos tjetersimine e votes, administrimin e votës, numërimin e votës, sigurinë e votës. Dhe ketu diapazoni i ceshtjeve eshte shume i gjere, hyme te niveli i kriminalitetit, gjendja e institucioneve, blerja e votes, terrorizimi i qytetareve, etj.
Ndersa diskutimi per sistemin zgjedhor ne kete faze e gjendje me duket ose humbje kohe ose tymnaje e qellimeshme per te devijuar vemendjen nga prioritetet.

6-Pyetje:Ju nuk jeni per te ndryshuar sistemin zgjedhor?

Shehu:Une qartesisht e kam shprehur mendimin tim publikisht se do te preferoja nje sistem zgjedhor ku votuesi te mund te influenconte sa me shume e direkt dhe ne zgjedhjen nominale te kandidatit. Por cdo gje ka kohen e vete dhe kerkon kushtet e nevojeshme qofte edhe per diskutim, ndryshe kthehet se paku ne konfuzion. Aktualisht po diskutohet si te realizohen kushtet minimale qe te mund te hapet kapitulli i berjes se reformes zgjedhore. Ju e keni konstatuar qe Rilindja nuk ka asnje vullnet te filloje dicka te tille duke tentuar te shmange opoziten e vertete e te vetme qe ka vendi, PD e aleatet e saj, per ta kthyer ne nje maskarade ne te Kuvend anti kushtetues.

7-Pyetje:Pavarësisht kërkesës së PD dhe që është një ndër kushtet e Bundestagut, Edi Rama vazhdon të jetë kryeministër, ndërkohë që PD, opozita e bashkuar ka ndërprerë protestat. Si do veprojë në këto kushte, në këtë situatë, si do veprojë opozita, do vijojë protestat, do i kthehet dialogut institucional?

Shehu:Së pari nuk gjykoj që opozita i ka ndërprerë protestat. Protestat janë aktualisht në terren në forma të ndryshme por edhe protestat e mëdha popullore nuk janë jo vetëm jashtë axhendës së opozitës por nuk janë as jashtë axhendës së popullit shqiptar, qytetarëve shqiptarë në tërësi. Protestat unë mendoj se janë pjesë konsistente e axhendës. Pa dyshim, ana taktike, kalendari i tyre është element që do komunikohet nga kryetari i partisë, në bazë të vendimit që do mereret në forume edhe me aleatët por nuk them aspak se janë ndërprerë protestat. Protesta janë pjesë e axhendës, pjesë e një force politike demokratike, veçnërisht kur kjo forcë demokratike si PD, europeiste dhe pjesë e grupit popullor evropian ka përballë një autokraci lindore, ka përballë një regjim të shurdhër e te kapur. Unë personalisht mendoj që ky rregjim nuk është e nuk do jetë jetë asnjëherë koshient i ndryshimit që duhet të pësojë vendi për të dalë nga kjo situatë dhe për t’u kthyer në rrugën evropiane të tij. Ne keto kushte behet i detyrueshem presioni popullor direkt, rezistenca aktive dhe e forte, qendrueshmeria ne force e kohe. Kjo është e domosdoshme në këto momente dhe do jetë e domosdoshme qoftë edhe në periudhat që vijnë për të çuar dhe realizuar me të gjithë forcën e vullnetit të njerëzve rivendosjen e demokracinë dhe për të hapur rrugën e standardeve demokratike, drejt votimit demokratik.

8-Pyetje:Ju nenvlehtesoni dialogun politik?

Shehu: Absolutisht jo. Une jam shume i hapur, kam qene i tille edhe ne momente shume te veshtira te vendit ne pozicionet qe kam pasur. Por aktualisht une nuk shikoj nje vullnet te tille nga kjo maxhorance, sic psh kishim neve edhe me 1997, gje qe coi ne mareveshjet e medha te asaj kohe. Sot ne jemi qartesisht perpara nje gjendje “Grushti shteti”. Vendi nuk ka parlament kushtetues, nuk ka Gjykate Kushtetuese, te Larte, ka kapje te plote te institucineve derisa kulmi u arrit me farsen e 30 Qershorit, qe plotesoi kete Grusht shteti edhe me kapjen e pushtetit lokal. Nga ana tjeter une nuk shoh asnje deshire apo vullnet nga Rama e Co per te zgjidhur kete gjendje. Ai ka refuzuar edhe tentativat serioze te mbeshtetesve te vyer te Shqiperise per te ndermjetesuar per nje zgjidhje racionale. Ai sic duket do ta coje deri ne fund kete gjendje antikushtetuese per te konsoliduar nje autokraci lindore, ku i ka dhe lidhjet. Atehere si duhet reguar para nje grushti shteti? Ka vetem nje reagim, me kundervenie popullore te forte e rezistente. Une fatkeqesisht nuk shoh zgjidhje tjeter.

9-Pyetje:Z. Basha ka folur me sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, për përmbushjen e reformës zgjedhore por duke thënë që nuk ka dialog brenda Kuvendit. Si mund të bëhet ky dialog me mazhorancën për një formë të re elektorale, jashtë institucionale?

Shehu: Në lidhje me këtë çështje mendoj se folem me lart. Sidoqofte, pa dyshim që reforma zgjedhore do kërkojë një dialog midis mazhorancës dhe opozitës, por me opozitën e vërtetë , opoziten që është realisht, që mbështetet nga elektorati dhe ky dialog është ai që është kërkuar, midis përfaqësuesve të atij Parlamenti apo atij “Kuvendi” monist dhe opozitës, me bashkëpunimin e ngushtë të komunitetit ndërkombëtar dhe misioneve të tij, një nga të cilët është OSBE. Unë mendoj se kjo është e vetmja zgjidhje, se zgjidhje tjetër nuk ka. Nëse gjërat diskutohen brenda atij Kuvendi është sikur të bësh monolog dhe nuk ka asnjë element që mund të çojë më pas në zgjidhjen politike të krizes, përkundrazi do çojë në thellimin e hendekut, thellimin e grushtit te shtetit.

10-Pyetje:Pse ka frikë opozita të hyjë në zgjedhje me Edi Ramën se ai thotë nuk do iki derisa të mbaroj mandatin në 2021?

Shehu: Çështja është më e komplikuar se kaq. Nuk është çështje frike, çështja është tek parimi, është edhe çështje principesh, sepse realisht në momentin që të gjithë e kanë parë e shikojnë qartësisht si janë manipuluar zgjedhjet e kaluara, kush janë përgjegjësit e fajtorët e saj, një nga të cilët pa dyshim është vetë kryeministri, nuk mund të pranosh të hysh në një lojë demokratike pa u ndëshkuar fajtorët, apo së paku pa qenë menjëanë nga menaxhimi fajtorët e lojës demokratike, e aq me keq duke ja lene po atyre ate perseri. Pra kjo nuk është çështje frike, unë mendoj se është një çështje parimi, te drejte, mesazhi dhe thelbi, për të realizuar atë process demokratik që ka nevojë Shqipëria.

11-Pyetje:PD ka zbritur në bazë, po merret me strukturat e saj, duke ngritur edhe grupe pune. Realisht në çfarë gjendje janë strukturat e partisë?

Shehu: Strukturat e PD, unë mendoj që janë në një gjendje të mirë, janë funksionale, janë të zhdërvjellta, të gatshme dhe këtë e tregoi gjithë periudha nga shkurti deri në korrik, kur ishin strukturat e PD ato të cilat realizuan atë aksion të madh, të ngjeshur, të vështirë politik që u realizua në Tiranë dhe nëpër rrethe. Unë do të them për shembull në qarkun e Gjirokastrës, e cila iu përgjigj në mënyrë të mahnitshme thirrjes, protestave, me pjesëmarrjen e saj masive dhe vendosmërinë e saj, gatishmërinë e saj, të të gjithë degëve të qarkut të Gjirokastrës dhe një gjë e tillë nuk mund të realizohej pa struktura të mira e të mirë organizuara të PD. Organizimi i strukturave të PD nuk është një proces që fillon sot, është një proces që ka nisur me kohë, vite më parë, qe ne vitin 1990-te, ka vazhduar duke u përmirësuar, shtuar, duke u perfeksionuar, pra edhe procesin sot mund ta shohim si një proces përmirësimi të vazhdueshëm. Zgjerimi është një proces që PD e zhvillon në mënyrë të vazhdueshme, jo sporadike, nuk është diçka që sot ne do krijojme strukturat. Jo! Strukturat janë e jane të forta, janë absolutisht të gatshme, janë të motivuara. Pa dyshim ka gjithmonë elementë për t’u përmirësuar, zgjeruar, për t’u shtrirë më tepër, për të bërë bilance dhe për për të plotësuar gjëra që duhen plotësuar kohë pas kohe apo në mënyrë të vazhduar. Unë kështu e shoh, nuk shoh se sot po ndodh ndonjë gjë e re apo e veçantë në PD. Është një proces ne vazhdim, i përditshëm në PD ndër vite, që ka çuar në këtë alternativë kaq të fortë, kaq të shtrirë dhe kaq afër njerëzve që është sot dhe qe ka arritur te perballoje situata jashtezakonisht te veshtira apo te realizoje vepra monumentale ne historine e saj.

12-Pyetje:Z.Basha ka shpërndarë një udhëzim për bazën e partisë, përmes së cilit kërkon nisjen e përgatitjes për zgjedhjet e parakohshme. Si i është thënë bazës së partisë një gjë e tillë dhe kur i mendoni këto zgjedhje, sepse të shkosh tek elektorati në mbarë Shqipërinë duhet të paktën të kesh një …?

Shehu: Që zgjedhjet e parakohshme janë të paevitueshme, kjo është e sigurt! Jo vetëm zgjedhjet politike por së bashku me zgjedhje administrative, sepse atonuk janë bërë prej 5 vitesh. Këtu është e padiskutueshme që do shkohet në një proces të tillë dhe çdo forcë politike dhe PD, e ka për detyrë te pregatitet sa me mire. Opozita shqiptare duhet të jetë sa më e përgatitur per ate beteje pasi në çdo moment mund të ndodhë përmbysja e madhe në Shqipëri, në çdo moment mund të ndodhë shpërthimi i madh në Shqipëri, mund të krijohen kushtet dhe momentet për të shpërthyer procesin elektoral, i cili tashmë ndjehet dhe është krejtësisht i qartë per të gjithë si zgjidhja e vetme politike. Kjo krizë politike që u përmend kaq globale, kaq e thellë, shumëdimensionale, kaq e zgjatur, absolutisht nuk mund të zgjidhet pa një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm dhe per kete proces duhet punuar për ta fituar. PD aspiron të fitojë me votën e lirë të qytetarëve, jo me gjë tjetër pasi te shkohet deri te ai moment, pra pa dyshim duhet të jetë gati dhe ne këtë po bëjmë.

13-Pyetje: Kur i mendoni këto zgjedhje të parakoshme?

Shehu:Unë afate kohore nuk mund të vë dot. Por dicka duhet te them, ato jane bere imperative per vete njerrezit ne varferi, pa punesi, nen represion e arrogance, qe vetem mendojne se si te ikin nga syte kembet, jane bere imperative per demokracine tone e te ardhmen tone euroiane e perendimore.

14-Pyetje: Në pranverë, siç thuhet zakonisht kohët e fundit?

Shehu: Ne fakt koha jo vetëm ka ardhur, por edhe ka kaluar për ato. Ne duhet te luftojme, njerrezit duhet te ngrihen qe ato te ndodhin sa me shpejt. Askush nuk duhet te mendoje se do te bijen si dhurate nge qielli apo nga jashte. Aq me pak nuk duhet pasur ndonje iluzion qe Rama ndonje dite do te thote, kam gabuar ejani te bejme zgjedhje te lira. Absulutisht jo. Liria fitohet e mbrohet, kjo evidenton koshiencen e vertete demokratike te njerrezve. Kjo do na coje sa me shpejt edhe ne Europe, te ciles fatkeqesisht i jemi larguar shume se fundmi.

15-Pyetje: Para samitit të Zagrebit?

Shehu: Shqiptarët duhet ta dinë mirë, ta kuptojnë mirë se çdo ditë që kalon kështu gjërat do shkojnë keq e më keq, situata do bëhet gjithmonë e më e vështirë, qoftë në planin social, ekonomik, qoftë politik, qoftë në procesin e integrimit të Shqipërisë drejt BE, qoftë edhe në deformimin e demokracisë e cila po vazhdon te deformohet vazhdimisht.

16-Pyetje: Këto zgjedhje duhet të bëhen para Samitit të Zagrebit të vitti të ardhshëm, me qëllim që Shqipërisë t’i hapen negociatat?

Shehu: Unë them, këto zgjedhje duheshin bërë edhe para Samitit të kaluar.

17-Pyetje: Por ja që nuk u bënë…

Shehu: Po të ishin bërë te tilla zgjedhje para samitit të kaluar të BE, të jeni të bindur që Shqipëria do kishte marrë hapjen e negociatave, tashmë do ishte duke shfletuar kapitujt, axhendën e kapitujve teknikë në procesin e zhvillimit të negociatave, ndaj çdo ditë, javë qe kalon keshtu është kohë e humbur, nuk duhet lejuar më shmë. Duhet kaluar absolutisht në një proces të ri zgjedhor me standarte, politike e administrative. Per te arritur aty duhet përqendruar me te gjithë forcën tonë, jo vetëm ne si PD por edhe elektorati i gjerë shqiptar, masat e gjera shqiptare, të cilët mund të japin tonusin e tyre, të tregojnë forcën e madhe të tyre, të tregojnë vendosmërinë e tyre për të realizuar atë ndryshim të madh që ka nevojë Shqipëria, pastaj pa dyshimper per ta permbyllur me procesin zgjedhor, pasi të jenë përgatitur kushtet e një procesi zgjedhor të lirë e të ndershëm.

18-Pyetje: PD po synon bashkimin e kontributeve ndër vite. Çfarë po bëhet konkretisht dhe kush duhet të rikthehet sërish në PD?

Shehu: Ky është një detyrim, proces i vazhdueshëm, jo vetëm i PD, por do thoja i çdo force politike demokratike në botë, që gjithmonë synon të zgjerohet, duke grumbulluar kapitalet e saj të mëdha të historisë por edhe duke hapur rrugën për kapitalet e reja që janë në rrugë. Po s’u kombinuan të dy pjesët, pjesët historike me pjesët e reja, një PD, një parti politike nuk ka të ardhme. Ky është një ndër parimet tona dhe kjo po bëhet edhe ne kete periudhë me organizimin dhe forcimin e PD. Pra në një anë kërkohet afrimi i të rinjve, zgjerimi, nga njëra anë kërkohet afrimi i të gjithë atyre që kanë qenë pjesë e PD, që kanë bashkëpunuar me ne, na kanë simpatizuar, votuar por për një shkak apo për një tjetër në këto momente ose nuk janë shumë aktivë, ose janë të tërhequr. Problemi është të ribashkohen te gjithë forcat opozitare, që kanë qenë dhe të bashkohen të gjithë ata që mund të vijne nga kapitalet e reja që janë drejt PD. Në kete mënyre absolutisht premisat qe të arrijmë suksesin e te krijojmë atë ndryshim që ka nevojë Shqipëria, rriten e forcohen.

19-Pyetje: Edhe kritikët e z. Basha, ata që mbetën jashtë listave?

Shehu: Unë mendoj se në një forcë demokratike, në një parti demokratike, debati, diskutimet, kritikat janë pjesë e saj dhe duhen pranuar si pjesë e saj. Absolutisht, unë mendoj se PD nuk ka asnjë kompleks në këtë gjë, nuk ka asnjë këndvështrim negativ për kërkënd apriori, mjafton qe ai të ketë besim tek PD, të përkrahë programin e PD, të dojë të jetë pjesë e PD, pa dyshim dhe të jetë i gatshëm për të bërë luftën opozitare si pjesë e PD. Kjo është e rëndësishme.

Fotografia e Tritan Shehu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu