BBC

A mund të ketë miliona doza të një vaksine Covid-19 në dispozicion deri në shtator?

Duket në mënyrë domethënëse shumë më herët nga sa ishte paralajmëruar, por Instituti ”Jenner” në Universitetin e Oksfordit beson se ka prodhuar një vaksinë efektive dhe planifikon të kryejë teste klinike mbi 6 mijë njerëz para fundit të majit.

Vaksina ”Jenner” është testuar te gjashtë majmunë në laboratorin ‘Rocky Mountain’ në Institutin Kombëtar të Shëndetit në Montana muajin e kaluar, shkruan New York Times.

Majmunët u ekspozuan ndaj dozave të larta të virusit dhe të gjashtë mbetën të shëndetshëm edhe 28 ditë më vonë. Majmunët pa vaksinë u sëmurën, sipas raportit

Koalicioni për Gatishmërinë Epidemike (KGE), që po financon nëntë projekte të ndryshme për vaksinat e koronavirusit, shpreson se një vaksinë do jetë e gatshme që këtë vit, raporton Bloomberg.

KGE fillimisht kishet parashikuar një kalendar kohor të mëvonshëm, sepse nuk kishte marrë parasysh faktorë siç janë kompanitë që punojnë së bashku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu