5 qytetarë shqiptarë janë pranuar të futen në atdhe me kushtin për t’u karantinuar 14 ditë në një hotel me shpenzimet e tyre. Jugulajm.net mesoi se një hotel pranë kufirit ka mirëpritur 5 shqiptarët e parë, mes të cilëve nuk ka gra apo fëmijë.

Ata do të qëndrojnë në hotel për 14 ditë, ndërkohë që shpenzimet janë në masën 70% më lirë se çmimet normale të qëndrimit të një nate në hotel. Në Gjirokastër janë 6 hotele deri më tani që janë vendosur në dispozicion për të pritur shqiptarët.

Nga personat që dëshirojnë të kthehen në atdhe, janë edhe 2 që kanë qenë edhe në Itali të cilëve u janë marrë tamponët për të bërë analizat COVID-19, dhe vetëm pas marrjes së përgjigjeve do të lejohet të futen nëse plotësojnë kriteret ku do të duhet të futen në karantinim 14 ditë në hotel.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu